Mrekulli zikaltër në Bavari, “përmbyset” Bajerni i Mynihut

Mar 16, 2011 | 11:49

Mund të konsiderohet një mrekulli ajo që Interi realizoi mbrëmjen e djeshme në Kupën e Kampioneve. Skuadra zikaltër arriti jo vetëm të përmbysë humbjen që pësoi në ndeshjen e parë në fushën e vet, por edhe rezultatin aspak të favorshëm me të cilin mbylli pjesën e parë të takimit të mbrëmjes së djeshme. Kështu, pas një goli të shpejtë të Samuel Eto, vendasit u kundërpërgjigjën me anë të Gomez dhe Mylerit, duke rrezikuar edhe shumë herë të tjera portën e Hulio Sezar. Ndoshta vetëkënaqësia i bëri bavarezët që të shpërdoronin pafundësisht, si në pjesën e parë dhe në fillim të fraksionit të dytë të lojës. Por skuadra e Leonardos besoi deri në fund, sidomos pasi arriti që të barazojë shifrat me anë të Shnajder. Trajneri i Interit mbajti deri në minutat e fundit të lojës maqedonasin Pandev edhe pse ky i fundit humbi shumë raste dhe topa tepër të lehtë. Gjithsesi, mjaftoi ai gol kualifikimi që vlerësimi për sulmuesin të ishte më shumë se maksimal. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Mançesteri dominoi totalisht francezët e Marsejës, duke u kualifikuar pa shumë probleme.

Ndeshjet

Bajern-Inter    2-3 (1-0)
Gomez 21′, Myler 31’/ Eto´o 4′, Shnajder 63′, Pandev 88′
Mançester-Marsejë 2-1 (0-0)
Hernandez 5′, 75’/ Braun 82′ (autg)
Sonte, ora 20:45
Çelsi-Kopenhagen    (2-0)
Real Madrid-Lion    (1-1)

© Panorama.al

Te lidhura