Miss Kosova, Besa Gashi, sjell në jetë vajzën Kjara

Sep 10, 2011 | 13:46

Besa Gashi, bukuroshja e cila në vitin 2006 është zgjedhur Miss Kosova, këto ditë është bërë nënë duke sjellë në jetë vajzën e saj të parë Kjarën, nga martesa me biznesmenin kosovar Albert Krasniqi. Lindja është bërë në një klinikë në Prishtinë, ndërsa nëna dhe e bija janë me shëndet shumë të mirë. Me lindjen e vajzës, Besa i bashkohet listës së gjatë të nënave VIP, që këtë periudhë kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre.  “Mirë se erdhe në jetë engjëlli ynë Kjara Krasniqi, fillimisht ne prindërit Albert dhe Besa Krasniqi të urojmë shëndet, fat, lumturi dhe të bëhesh një vajzë e mençur, pastaj ju japim rastin familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që me shumë dëshirë e pritën ardhjen tënde, të urojnë që e zbukurove planetin tonë… Allahu të drejtoftë në rrugën e tij, engjëlli ynë..”, kështu thuhet në urimin e shkruar si status nga çifti Krasniqi.                         bl. re

© Panorama.al

Te lidhura