“Misioni i 2 marsit vazhdon”, Ilir Meta mesazh në rrjete sociale: 11 maji dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik

Apr 19, 2025 | 13:21

Përmes një mesazhi në rrjete sociale, kreu i PL-së Ilir Meta thekson se misioni i 2 marsit do vijojë në 11 maj.

Meta-manifestimi-2marsi-e1583170842614

Meta nga paraburgimi 313 duke kujtuar protestën e 2 marsit 2020 përpara kryeministrisë kur ishte president thotë se 11 maji do jetë dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik përballë bandës që ka kapur të gjitha pushtetet.


Mesazhi i Metës:

Populli i 2 Marsit ju përgjigj në mënyrë madhështore thirrjes së Presidentit të Republikës pesë vite më parë për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin politik!

Misioni i 2 Marsit vazhdon dhe 11 Maji do të jetë dita e triumfit të plotë të lirisë dhe pluralizmit politik, përballë kësaj bande, që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek e ardhmja, duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familieje shqiptare!

Të gjithë së bashku  në 11 Maj, për të votuar koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për mbrojtjen e pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës.

Votojme “PD – ASHM” për t’ja rikthyer Shqipërinë sovranit!

© Panorama.al

Te lidhura