Miqësorja/ Gjermania “shuhet” për 4 minuta nga Australia

Mar 30, 2011 | 11:22

Gjermania ka pësuar humbjen historike në “Borusia-Park” kundër Australisë. Nënkampionët e Kupës së Azisë kanë thyer tersin kundër gjermanëve, duke korrur fitoren e parë historike në ndeshjen e katërt kundër tri herë kampionëve të botës. “Kangurëve” australianë i kanë mjaftuar 4 minuta kohë për të përmbysur diferencën e golit të parë në 45 minuta e para të ndeshjes. Nënkampionët e Europës në ndeshjen e tyre të 845-të kanë shënuar humbjen e 187-të në gjithë historinë e tyre. Për trajnerin e Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka qenë njëkohësisht ndeshja e 65-të dhe humbja e 10-të. Eksperimenti
i trajnerit Joakim Lëv dështoi. Tetë ndryshimet në formacionin bazë kanë bërë që Gjermania të marr frymë dhe të shijojë fitoren vetëm për 60 minuta.

Gjermani-Australi 1-2

Golat: Gomez 26’/ Kernei 61′, Uilkshi 64′(p)
Gjermania: Vize, Tresh, Fridrish, Humels, Shmelcer, Shvajnshtaiger (Kros 64′), Bender, Shyrle, Myler (Gëce 64′), Podolski, Gomez (Klose 73′).
Trajner: Joakim Lëv
Australia: Shvarcer, Uilkshir, Neill, Onjenovski, Kerni, Jedinak, Valeri, Holman (Mekgreth 90′), Emerton, Mekei, Keuell (Kruze 80′). Trajner: Holger Osiek

© Panorama.al

Te lidhura