“Ministresha me luks të verbuar, do t’i konfiskojmë vilat dhe hotelet”- Berisha paralajmëron bandat kriminale: Mbi tokë vend nuk do të keni, do t’u kapim edhe në shpellat më të thella

Apr 17, 2025 | 20:15

Edhe nga Berati, Sali Berisha paralajmëroi bandat kriminale që të mos intimidojnë qytetarët në zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh se do ti shpallin ato organizata terroriste dhe do ti vendosin para ligjit.

beri

Po ashtu, Sali Berisha kishte një mesazh edhe për ministrat  e qeverisë, që sipas tij bëjnë jetë luksi.

Ai tha se të gjitha kontot e tyre bankare, apo vilat luksoze do ti konfiskohen dhe do vendosen para ligjit.

“Pastrimi i shtëpisë kërkon që ky luks i verbuar i ministrave që dalin në shesh si me qen sulltanesha e Zuzulandit, me aksesore që kushtojnë dhjetëra mijëra euro që me rrogat e tyre nuk i shohin as në ëndërr, jo më ti blejnë. Kontot bankare, vilat dhe hotelet ku ti kenë do konfiskohen, do vendosen para ligjit”, tha Berisha.

Sali Berisha: Edhe këtu nga Berati dua ti them kockave mafioze, ushtarë të të keqe të Edi Ramës që si hije të zeza rendin për të frikësuar qytetarët. Mbi tokë vend nuk do të keni, në shpellat më të thella po të futeni do tu kapim dhe do tu përplasim para ligjit, ju dhe Edi Ramën, ju dhe Taulant Ballën, ju dhe ata që ju ndërsejnë kundër qytetarëve. Harrojeni ju se ka gjë më të fortë se ligji, më të fortë se qytetari. Dijeni mirë se secili prej jush që do implikohet në intimidimin e qytetareve për zgjedhjet do të shpallet organizatë terroriste. Pastrimi i shtëpisë kërkon që ky luks i verbuar i ministrave që dalin në shesh si me qen sulltanesha e Zuzulandit, me aksesore që kushtojnë dhjetëra mijëra euro që me rrogat e tyre nuk i shohin as në ëndërr, jo më ti blejnë. Kontot bankare, vilat dhe hotelet ku ti kenë do konfiskohen, do vendosen para ligjit.

© Panorama.al

Te lidhura