Ministrat grekë në listën e dhuruesve

Sep 2, 2011 | 9:41

Tetë ministra e zëvendësministra grekë kanë shtuar emrat e tyre në Listën Kombëtare të Dhuruesve të Organeve në Greqi. Lajmi u bë publik pas mbledhjes së fundit të ministrave të qeverisë së Jorgo Papandreut. Tetë nga anëtarët e këtij kabineti e kanë firmosur kërkesën e anëtarësimit në Listën e Dhuruesve. Pas tyre u njoftua se e gjithë qeveria greke do të bëhet pjesë e asaj liste. Iniciativa për këtë akt humanitar ishte e ministrit grek të Shëndetësisë, Andreas Loverdos, i cili udhëheq një fushatë sensibilizimi për rritjen e numrit të dhuruesve të organeve. Kërkesa e anëtarësimit në Listën e Dhuruesve të Organeve është nënshkruar edhe nga gazetarë të mediave të ndryshme greke. Ministria e Shëndetësisë në Athinë publikoi dje një deklaratë, ku zotohej se përpjekja për sensibilizimin e qytetarëve për ketë qëllim do të rritet vazhdimisht.

© Panorama.al

Te lidhura