TIRANE- Kushte më të mira pune, rishikim të pensioneve dhe të statusit të minatorit. Me këto kërkesa, sindikata e minatorëve të Shqipërisë ka protestuar sot para godinës së kryeministrisë.
Me parulla ne duar e thirrje kunder indiferences qeveritare per gjendjen e minatoreve, protestuesit jane ndalur fillimisht para METE-s, e mandej jane spostuar ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, para Kryeministrise.
Kreu i Sindikates, Fiqiri Xibri ka kerkuar zgjidhje per kerkesat e minatoreve, qe jane bere publike prej kohesh, por qe sipas tij, deri me sot kane rene ne vesh te shurdhet.
“Minatorët kërkojnë kushte më të mira pune, rroga e pensione më të larta”- ka thene ai, duke vene ne pah jeten e mjere qe bejne sot minatoret, e ne menyre te vecante gjendjen skandaloze te kushteve ne minieren e Bulqizes, cilesuar si ‘vater vdekjeje’ nga minatoret.
© Panorama.al











