Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Ariedo Braida, ka lëshuar një deklaratë jo shumë të këndshme për tifozët kuqezi, e cila shikon si protagonist braziliani Paulo Henrikue Ganso: “Nuk është aspak e vërtetë që Ganso është një hap larg Milanit – ka deklaruar drejtuesi kuqezi – kam marrë vesh se gjatë orëve të fundit është dëmtuar. Gjithsesi, Ganso është një futbollist me peshë, por për momentin nuk mund ta blejmë. Të ardhmes nuk i dihet, por sivjet ju siguroj se nuk do të vij”. Pra transferimi i brazilianit duket se është shtyrë me hapjen e merkatos së janarit që vjen.











