Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Berisha i propozon: Të ngremë komision hetimor për udhëtimet e kryeministrit

Jun 16, 2026 | 12:33

Teksa prej më shumë se dy javësh mijëra qytetarë kanë dalë në protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur të fokusojë debatin te udhëtimet e kreut të qeverisë jashtë vendit dhe shpenzimet që, sipas tij, janë bërë nga fondet publike.

berisha

Në konferencën me gazetarët, Berisha i bëri thirrje Ramës të pranojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar udhëtimet e kryera gjatë dy viteve të fundit, të cilat, kreu i demokratëve pretendon se i kanë kushtuar shtetit 23 milionë euro.

“Urdhëro në ta mban, pse nuk lejove komisionin hetimor parlamentar për 140 udhëtimet në dy vite që i kushtuan vendit 23 mln euro? Tani betohesh nga atje që unë nuk kam udhëtuar kurrë me paratë e shtetit, me udhëtime private. Na i nxirr pak faturat që ke paguar “Ismailin” nga xhepi yt në 140 udhëtime. Ndërkohë në dy vite Presidenti i SHBA ka udhëtuar  73 herë, jo Trump, por ata që kanë qenë në 4 vjecare. Na thuaj pak? Është lehtë të përdorësh shprehja gangsteri dhe kujton se me atë bëhësh më i besueshëm. Hajde të vërtetojmë se cila është e vërteta! Se me ato udhëtime ti akuzohesh se ke transportuar para, ka të tjerë që thonë droge. Nuk e them dot, skam fakte. Për paratë po, të sfidoj, urdhëro të krijojmë komisionin, që nesër po deshe. Tani vërsulesh me gjuhë gangsteri, se nuk kam udhëtuar me para të shtetit. Po avionin me ca parash e ke paguar ti? Kancelari i Austrisë më përpara udhëtonte me linjë tregtare. Ndaj dhe i kërkoj urgjent të lejojë komisionin, krimi i komisionit do të mundësonte transparencën e plotë para shqiptarëve”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura