“Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi të ikte”- Largimi i Dashnor Sulës nga PD, Berisha komenton vendimin: Bëri gabim, por prapë ka kohë ta mendojë

Mar 14, 2025 | 10:28

Kryedemokrati Sali Berisha, nga Elbasani ku ndodhet për Ditën e Verës, ka komentuar largimin nga Partia Demokratike të deputetit Dashnor Sula, i cili iu bashkua “Nisma Shqipëria Bëhet”.

sali berisha dashnor sula

Berisha deklaroi se Dashnor Sula midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi që të ikte.

Por, theksoi kryedemokrati, “bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”.

“Sa i përket deputetit bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi të ikte dhe shkoi në punë të vet, Bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura