Edmond Haxhinasto, kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar në Partinë e Lirisë dhe njëkohësisht kandidat për deputet në listën e mbyllur të Elbasanit, është shprehur se Ilir Meta, i cili ndodhet në burg, zgjodhi vetë të garojë më 11 maj në listat e hapura.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, ai tha se vendimin Meta e mori në kundërshtim me vendimin e Kryesisë së partisë.
Haxhinasto ka sqaruar se kjo ka qenë një vendim kategorik i Metës, i cili për një çështje të tillë më parë ka hyrë edhe në grevë urie.
“Që në 2008 Meta ishte kundër listave të mbyllura, ishte një bindje e tij personale, hyri në grevë urie për këtë punë. Kandidimi me lista të hapura e shëndosh demokracinë e bën përfaqësimin më të drejtpërdrejtë.
Ne si kryesi morëm vendimin që Meta të ishte në listën e mbyllur për shkak të kushteve ku ndodhet, por ai në mënyrë kategorike vendosi të kundërtën”, tha Haxhinasto.
Ai ka sqaruar se me kreun e PL ka një komunikim të vazhdueshëm, shpesh edhe me letra. Sipas tij qenia i izoluar e ka bërë Metën të shohë shumë gjëra që në dinamikën e jetës së përditshme politike nuk do të viheshin re dhe do të anashkaloheshin.
Pjesë nga biseda në studio:
Nisida Tufa: Opozita ka kaluar në një rrugëtim të vështirë, dot jeni në një koalicion por PD dhe PL kishin një rrugëtimi të ndryshëm nga fushatat e tjera. Kreu i PL nuk është prezent në këtë fushatë, si është kjo fushatë dhe këto zgjedhje pa Ilir metën në terren?
Edmond Haxhinasto: Prezenca e tij në terren do të ishte një frymëzim i jashtëzakonshëm për strukturat dhe qytetarët që duan ndryshimin, por e vërteta është që pavarësisht kushteve të izolimit shumë të rrepta, ka arritur të drejtojë partinë me sukses, të përcjellë direktivat në strukturat e partisë, të vendose një standard shumë të lartë moral duke qenë në listat e hapura.
Shumë qytetarë janë frymëzuar nga akti i tij, që vjen nga bindja që nuk duhet bunkerizim, por duhet të merret mbështetja e drejtpërdrejt nga qytetarët. Që në 2008 Meta ishte kundër listave të mbyllura, ishte një bindje e tij personale, hyri në grevë urie për këtë punë. Kandidimi me lista të hapura e shëndosh demokracinë e bën përfaqësimin më të drejtpërdrejtë.
Ne si kryesi morëm vendimin që Meta të ishte në listën e mbyllur për shkak të kushteve ku ndodhet, por ai në mënyrë kategorike vendosi të kundërtën. Kjo na motivon të punojmë që në listën e Tiranës ai të jetë personi më i votuar.
E kam takuar zotin Meta, kam folur disa herë në telefon kemi shkëmbyer disa herë letra. Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Më bën përshtypje morali i tij i lartë na mban me humor edhe ne të tjerëve. Është shumë i motivuar për të realizuar kauzat madhore që kemi, që nga zhvillimi ekonomik, ndalimi i shpopullimit etj.
Nisida Tufa: Si është komunikimi me letra?
Edmond Haxhinasto: Meta vlerëson mundësinë për t’i parë gjerat nga një këndvështrim i ri, dalja nga vorbulla ndaj ka një pamje nga lart të gjërave. Është e nevojshëm edhe një qajse e tillë për të parë shumë gjëra që humbasin në dinamikën e përditshmërisë.
© Panorama.al











