Leo Mesi nuk ka mundur të vizitojë varrin e Nënë Terezës, pavarësisht dëshirës së madhe për të qenë aty. Fansat e shumtë të lojtarit më të mirë të botës në Kalkutë ishin arsyeja që policia e qytetit nuk e la atë të shkonte së bashku me një pjesë të përfaqësueses së Argjentinës. Varri i shenjtores shqiptare u vizitua nga 6 lojtarë të përfaqësueses së të “kaltërve”, ditën e shtunë. Agjentët ishin të shqetësuar pas ngjarjes së ndodhur të premten, ku Mesi u rrethua nga qindra tifozë që donin të bënin fotografi me të, madje edhe vetë policët, të cilët zgjasnin aparatet fotografike. Dhe kjo shkaktoi shumë rrëmujë, aq sa lojtari e pati të vështirë të largohej. Nisur nga kjo, u mor vendimi që lojtari më i mirë i botës të mos lejohej të dilte sërish. 6 futbollistët u lutën dhe ndezën qirinj në varrin e shenjtores shqiptare.











