Kancelarja gjermane Angela Merkel i telefonoi sot kryeministrit Papandreu dhe i shprehu “respekt” për vendimin e tij që të japë dorëheqjen, deklaroi një zëdhënësi i Merkel, Stefen Zaibert.
Sipas tij, kancelarja shprehu respektin e saj për vendimin e kryeministrit, për t’u larguar nga pushteti dhe të lehtësojë daljen e vendit nga kriza.
“Kancelarja vlerëson shumë atë çka arriti Jorgos Papandreu. Me kurajë dhe me fuqinë e bindjeve të veta e vuri vendin në rrugën e duhur dhe arriti të kapërcejë pengesa të shumta”, vazhdoi Zaibert.
“Greqia ka nevojë për reforma të mëdha dhe masa të rëndësishme për kursimin e parave. Është një rrugë e vështirë (…), mirëpo është gjithashtu një rrugë e pashmangshme”, theksoi Merkel gjatë bisedës telefonike me Papandreun.
Sipas bisedes se bere mesohet se të dy ranë dakord se prioriteti absolut i qeverisë tranzicionale do të jetë zbatimi i plotë i vendimeve europiane, para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. (AMNA)











