Merkato e bardhezinjve/ Mateta prioritet i Juventusit, En-Nesiri plani “B”

Jan 21, 2026 | 21:00

Juventus vijon përpjekjet për të forcuar sulmin, me synimin kryesor Jean Filip Mateta të Kristal Palas. Bardhezinjtë kanë ngritur ofertën në rreth 32-33 milionë euro, duke përfshirë huazimin dhe blerjen e detyrueshme, por londinezët kërkojnë të paktën 35 milionë dhe një blerje automatike.

juventus

Negociatat kanë ngecur mbi formulën e marrëveshjes, dhe Juventusi po vlerëson alternativat. Në planin B është Jusef En Nesiri i Fenerbahçes, për të cilin bardhezinjtë kanë marrë pëlqimin e lojtarit. Sidoqoftë, disponueshmëria e tij mund të jetë e kufizuar dhe negociatat janë të vështira.

Gjithçka varet nga vendimi i Kristal Palas: nëse klubi londinez pranon ofertën e Juves, transferimi i Mateta-s do të mbyllet shpejt, në të kundërt, En Nesiri mbetet alternativa e përgatitur për të kompletuar sulmin bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura