Megaoperacioni i SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Jun 12, 2026 | 10:43

Detaje të reja kanë dalë nga megaoperacioni i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, i cili ka në fokus goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

top seven makina policia

Sipas gazetares Klodiana Lala, mes personave të arrestuar është edhe Orgest Birçaj, i njohur si pronar i kompanisë së automjeteve luksoze “Top Seven”.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se SPAK ka nisur procedurat për sekuestrimin e automjeteve në pronësi të kompanisë, pasi dyshohet se ato lidhen me veprimtari të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në kuadër të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 20 masa sigurie, një pjesë e të cilave janë ekzekutuar, ndërsa aksioni vijon ende në disa zona të vendit.

 

© Panorama.al

Te lidhura