“Më shau nga makina, u vetëmbrojta”- I arrestuari Buçpapa rrëfen vrasjen e Egli Pashollarit: I rashë bories se më kishte zënë rrugën, por…

Mar 3, 2026 | 15:00

Zbardhet dëshmia e Gazment Buçpapës, të arrestuarit një ditë më parë, i akuzuar për vrasjen me thikë pas përleshjes të Egli Pashollarit, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Gazment laureta Buçpapaj

I marrë paraprakisht në pyetje nga oficerët dhe prokuroria, ai ka pretenduar se viktima e kishte ofenduar në sy të bashkëshortes së tij, teksa i kishte bllokuar edhe rrugën me makinë.

“Egli Pashollari më shau nga makina. I rashë borisë për hapjen e rrugës. Unë veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Buçpapa, duke shpjeguar edhe arsyen pse veproi me armë të ftohtë.

Ai ka folur edhe për dinamikën e ngjarjes.

“Mora gruan në punë dhe u nisa për në spital, por gjeta rrugën e bllokuar. Unë i rashë borisë, por ai doli nga makina dhe më shau”, ka thënë i dyshuari.

Policia bëri me dije se Gazment Buçpapa u lokalizua në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë. Ai akuzohet për veprat penale “vrasja me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Egli Pashollari
Egli Pashollari

Kujtojmë se 31-vjeçari Egli Pashollari (foto sipër)u vra pasditen e 20 shkurtit, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit se Pashollari e ngacmonte, por Buçpapa pretendon se shkak ka qenë zënia e rrugës me makinë dhe ofendimet.

Gazmend Buçpapa (foto poshtë), bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje.

gazment bucpapa

Pas ngjarjes ata janë larguar me makinën e Buçpapës, dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në banesën e tyre në zonën e Sharrës. Pasi kanë shkuar në shtëpi, Buçpapa është arratisur.

LEXO EDHE: “Kishte bllokuar rrugën dhe ofendoi me fjalë të rënda”- Në kërkim për vrasjen e Egli Pashollarit, bashkëshortja e autorit të dyshuar tregon si ndodhi ngjarja! (PAMJET)

Njoftimi i Policisë për arrestimin e Gazment Buçpapës:

Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.

Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.

Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.

Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.

Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

 

 

 

© Panorama.al

Te lidhura