“Me Ramën nuk ka rotacion”- Berisha: Nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Lubisë

Nov 17, 2025 | 17:36

Opozita do të nisë sot ora 18:00  aksionin e saj, me një protestë në formën e asaj që Sali Berisha e ka quajtur “platforma parlamentare”.

berisha sali

Pak para nisjes së protestës së PD-së para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një mesazh për të gjithë qytetarët.

Berisha thotë se sot nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur në SPAK për shkelje të barazisë së tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë”, shkruan Berisha.

Ndërkohë më herët Policia publikoi planin e masave për protestën e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, pasditen e sotme (17 Nëntor).

Tubimi do të zhvillohet nga ora 18:00 deri 20:00, para godinës qeveritare, ndërsa disa segmente rrugore janë bllokuar.

Blutë informuan se:

 

 

Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Ndërkohë u apeluan qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

© Panorama.al

Te lidhura