VIDEO- “Mbrojtje ndaj sistemit të korrupsionit”- Nisma e Ramës për ndryshimet ligjore, Berisha: Goditje e rëndë, i mbylli dyert e Shqipërisë për integrimin në BE

Feb 16, 2026 | 10:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar nismën e Partisë Socialistë për ndryshimet ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut nga detyra.


Berisha deklaroi se me këtë pr ligj, Rama po mbron sistemin e korrupsioni që prej vitesh është ngritur nga qeveria.

Berisha paralajmëroi se me këtë ligj, “Rama i mbylli dyert integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ndërsa theksoi se “kryeministri me baxhanakun e tij janë kapur në flagranë me afera korruptive”.

“Ky është akti më i rëndë, më kriminal, më poshtërues ndaj qytetarëve shqiptarë, që Edi Rama guxon të marrë. Në sytë e botës, Edi Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale dhe ministrat, qëndrojnë mbi ligjin, qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen. U kemi vjedhur dhe do u vjedhim. Ky është morali, e vërteta e këtij amendamenti që ata paraqesin sot.

Dhe kjo është goditja më e rëndë që u bëjnë ata aspiratave të qytetarëve shqiptarë. Kjo është goditja më e rëndë që i bëjnë ata shtetit ligjor, është mbrojtja më e fuqishme ndaj sistemit të korrupsionit që kanë vendosur.

Qytetarët duhet ta dinë, pas anulimit me ligj të këtij funksioni të prokurorisë speciale, prokurorëve nuk u mbetet asgjë tjetër përveç imunitetit. Por imuniteti nuk është në dorën e tyre, imuniteti është në dorën e Edi Ramës. Dhe Edi Rama, për ata që bënë ligjin mburojë, imunitete nuk heq.

Në këtë rast, unë e paralajmëroj atë se do paguajë çmimin më të shtrenjtë me këtë akt dhe se po u fakton shqiptarëve dhe botës se çfarë hajduti i pafytyrë është ky.

Se si ky njeri, i kapur në flagrancë me afera të mëdha korruptive, vetë, baxhanaku, e shoqja e tij, enturazhi i tij, tani do të bëjë ligjin që të vjedhë sa të mundet dhe të mos mund ta pezullojnë.

Sqaroj edhe njëherë, pezullimi është një e drejtë ligjore. Pezullimin e ka miratuar plotësisht, pas ekspertizës që i ka bërë ligjit të procedurës penale të Kosovës, Komisioni i Venecias.Komisioni i Venecias është shprehur se pezullimi nuk bie ndesh me parimet e Kushtetutës dhe pushteteve. Edi Rama kërkon me çdo kusht të mbrohet nga vjedhjet që ka bërë, bën dhe do të bëjë me amendamentin që dërgoi sot në parlament.“, tha Berisha.

Berisha paralajmëroi se opozita nuk do të votojë ndryshimet ligjore të prezantuara nga Partia Socialiste në lidhje me bllokimin e pezullimit nga detyra të 7 drejtuesve të institucioneve, kur ata merren nen hetim nga SPAK.

© Panorama.al

Te lidhura