Mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri–Itali, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje strategjike për bashkëpunim në sektorë kyç

Nov 13, 2025 | 14:05

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni firmosën sot një sërë marrëveshjesh që forcojnë bashkëpunimin strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në sektorë kyç.
Rama-Meloni marreveshjeNë kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, dy liderët shkëmbyen marrëveshje dypalëshe dhe memorandume mirëkuptimi që synojnë të fuqizojnë bashkëpunimin në:

• Kujdesin shëndetësor
• Energjinë dhe mjedisin
• Industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes
• Menaxhimin e migracionit
• Arsimin dhe inovacionin
• Diasporën dhe transformimin ekonomik

Rama-Meloni marreveshje

Në një postim në Facebook, Rama shkroi:

“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.”

Rama-Meloni marreveshje

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në ambientet e jashtme të Vila Doria Pamphilj, një rezidencë historike e shekullit të 17-të dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku do të zhvillohen edhe aktivitetet e tjera të ditës.

 

© Panorama.al

Te lidhura