Kryeministri Edi Rama, gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë, ka vlerësuar mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Rama shtoi po ashtu se mezi pret ditën kur Giorgia Meloni do jetë në krye të Këshillit të Evropës.
“Puna që ne bëjmë falë shoqërimit që Italia na bën që në krye të këtij rrugëtimi është me të vërtet shumë e madhe. Nga gjërat më të vogla që në dukej mund të jenë të parëndësishme, deri te gjerat më të rënda që do jetë koha kur Giorgia do jetë në krye të Këshillit të Evropës, mezi pres ta shoh dhe të mbërrij në një ditë të tillë“, tha Rama.
Kryeministri shtoi se pa ndihmën dhe partneritetin e Italisë, Shqipëria nuk do të kishte arritur nivelin aktual të zhvillimit dhe afrimit me Bashkimin Evropian.
Rama: Puna që ne bëjmë falë shoqërimit që Italia na bën që në krye të këtij rrugëtimi është me të vërtet shumë e madhe. Nga gjërat më të vogla që në dukej mund të jenë të parëndësishme, deri te gjerat më të rënda që do jetë koha kur Giorgia do jetë në krye të Këshillit të Evropës, mezi pres ta shoh dhe të mbërrij në një ditë të tillë.
Nëse do e hiqnin nga Italinë nga kuadri i jetës shqiptare të 35 viteve të fundit dhe të kuptonim se ku do të ishim sot, e sigurt që Shqipëria nuk do të ishte vendi që është sot, por do të ishte në kushte më të ndërlikuara.
© Panorama.al












