Kilian Mbape arriti shifrën e 400 golave në karrierën e tij pasi shënoi dy gola vendimtarë kundër Ukrainës, të cilët i siguruan Francës kualifikimin për Kupën e Botës të ardhshme. Për më tepër, sulmuesi tani është shumë pranë golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e Francës, Zhirud, i cili është vetëm dy gola larg.

Në zonën e përzier, ai pohoi se kualifikimi “nuk duhet të nënvlerësohet” dhe se goli i 1000-të i Kristiano Ronaldos është “jorealist”. “400 gola? Kjo nuk i bën përshtypje njerëzve.
Nëse do të jesh në atë rreth që i shokon njerëzit, duhet të shënosh edhe 400 të tjerë. 1,000 golat e Kristiano Ronaldos? Kjo është joreale. Por le ta lemë jorealen, të përpiqemi për realen, pasi kemi vetëm një karrierë” -ka thënë Mbape, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me 400 golat e tij dhe 1,000 që Kristiano Ronaldo dëshiron të arrijë si profesionist.
Lidhur me performancën e tij, ai shtoi: “Duhej të isha versioni më i mirë i vetes që të mund të shkonim në Kupën e Botës.
Kualifikimi nuk duhet të merret lehtë. Të gjithë e dinë futbollin dhe mund të flasin për të, por të luash në një Kupë Bote, vetëm ata që kanë luajtur në të e dinë sa e veçantë është. Eshtë një privilegj të përfaqësosh vendin tënd para botës.”
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











