Mbape kalon Mesin, francezi barazon rekordin e Ronaldos në Ligën e Kampioneve

Jan 21, 2026 | 7:45

Dy golat e shënuar nga Kilian Mbape në pjesën e parë të ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij, Monako, kanë bërë që sulmuesi francez të hyjë në librat e rekordeve të Ligës së Kampioneve sa i përket fazës në grupe.

mbape ronaldo

Pas vetëm 6 ndeshjesh të luajtura nga ai në këtë edicion, pasi ka munguar në atë të javës të pestë, francezi arriti kuotën e 11 golave në edicion, duke kaluar shifrën 10 që kishte mbajtur në 6 ndeshje Mesi, Levandovski dhe Haller.

Kësisoj, ai barazoi Ronaldon i cili mban rekordin për fazën në grupe, me 11 gola të realizuar në 6 ndeshjet në edicionin 2015-2016. Në ndeshjen e fundit, Mbape gjithsesi do të ketë mundësinë që të vendosë një rekord të ri për fazën në grupe të turneut, ndonëse me një ndeshje me shumë të luajtur se Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura