TIRANE-Miratohet me shumice votash akti normativ per ‘varrezat e makinave’. Pas me shume se tre oresh debat ne Kuvendin e Shqiperise, akti ne fjale eshte miratuar me votat e maxhorances, me 71 vota pro dhe 60 kunder.
Per te dyten here eshte shtyre votimi i pr/ligjit për Gj.Administrative, e cila kërkon 84 vota.
Debatet
Seanca e sotme plenare ne Kuvendin e Shqiperise ka nisur me debate per projektligjin per mjetet motorike te dala jashte perdorimit, ose varrezat e makinave.
Sipas opozitës ky akt normativ është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse nuk i përgjigjet tre elementeve nevoja, urgjenca dhe marrja e masave të domosdoshme.
“Akti bie ndesh me Kushtetutën dhe me konfiskimin e këtyre mjeteve nga ministria, sic është parashikuar në akt, cënohet e drejta pronësisë. Nuk mund të konfiskohet pa iu nënshtruar një procesi gjyqësor” ka thene gjate fjales se tij deputeti i PS-se, Armando Subashi.
Nderkohe deputeti demokrat Tritan Shehu ehste ndlaur ne dobine e projektligjit per ceshtjet mjedisore.
Sipas deputeteve te opozites, nuk ka qartesime ne projektligj qe shumica e aksidenteve shkaktohen pikerisht prej ketyre varrezave buze rruges, e per kete kane kerkuar shpjegime nga hartuesit.
Deputeti i PS-se, Arben Malaj, ka kerkuar qartesime aktin normativ dhe pikat e percaktuara ne projektligj.
“Akti normativ ka nevoje per akte te tjera nenligjore, dhe behet fjale per nje udhezim qe parashikon evidentimit, konfiskimin, transportin dhe shitjen e mjeteve. Ministria e Mjedisit mes inspektoriatit ka organizuar kontroll ne terren per te gjitha pikat e varrezave te automjeteve dhe ka lene aktet e kontrollit, duke parashikur qe per ceshtjet e konfiskimit te hyje ne fuqi pas nje muaji”- tha zevendesministri i Mjedisit, Bino.
Sipas ministrit te Transporteve, Olldashi, u eshte lene kohe pronareve te tyre t’i transportojne ne vende te tjera dhe vetem nese kjo nuk behet atehere do te veprohet. “Ne nuk shkojme me mjet konfiskimi, po u themi te shkojne diku gjetke ku nuk perbejne problem as per transportin, as per mjedisin”- tha Olldashi.
Ligjet me shumice te cilesuar
Maxhoranca rikthen per votim ne seancen e sotme te Kuvendit ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar te votave.
Ne rendin e dites jane planifikuar per t’u votuar pr/ligji për Gjykatën Administrative, i cili kërkon 84 vota si dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, miratimi i të cilave kërkon gjithashtu 84 vota.
Opozita ka kerkuar shtyrjen e tyre, ndersa shumica ne Kuvend kerkon nga ajo te tregoje se do te jete bashkepunuese per plotesimin e reformave ne vend.
Pjesa me e madhe e Kodeve, si ai detar, rrugor, ajror, por edhe Gjykata Administrative kane marre pelqimin e opozites dy vjet me pare, por bojkoti i saj ne parlament nuk beri te mundur votimin e tyre.
Deputetet socialiste permes paktit per integrimin te paraqitur nga kryetari socialist kerkojne rishikimin e ketyre ligjeve, per te bere amendimet e nevojshme per vete kohen e gjate te diskutimit te fundit te tyre.
Vota e tyre per ligjet me shumice te cilesuar eshte kushtezuar me pranimin nga ana e maxhorances me propozimin per reforme parlamentare, ku opozita kerkon rikthimin e rregullores se Kuvendit tek ajo e para vitit 2009, miratuar me konsensusin e te dyja paleve.
Ndërkaq në seancën e sotme është parashikuar edhe interpelancë e kryeministrit Berisha kërkuar nga deputeti socialist Erjon Brace.
© Panorama.al











