Masat për 21 protestuesit e arrestuar, avokati tregon çfarë ndodhi në Gjykatë: Kërkuam shpalljen e paligjshme të ndalimeve!

Jul 5, 2026 | 14:08

Një nga avokatët shpjegoi se prokurori gjatë seancës kërkoi ndryshim të qëndrimit për një nga tre personat, për shkak se ishte familjar dhe kishte fëmijë të mitur, duke e ndryshuar nga arrest në burg, në arrest shtëpie.

avokati4

Prokuroria ka pretenduar se nga pamjet filmike personat e akuzuar shiheshin teksa ushtonin dhunë dhe dëmtim të mjetit të policisë. Avokatët kërkuan lirimin, duke i cilësuar arrestet të paligjshme.

“Për personin që pati shqetësime shëndetësore (Niko Qarkaj) është pezulluar masa e sigurisë dhe iu dha ndihma e parë pasi mbërriti ambulanca dhe masa ndaj tij vijoi pas rikthimit”, tha avokati.

avokati gjykate

Ai shpjegoi edhe çfarë ndodhi gjatë seancën gjyqësore, që e cilësoi pozitive, psi shumica e të ndaluarve pritej të liroheshin, pasi u arrestuan në 2 korrik para parlamentit.

Ai ka folur për mediat pasi trupa gjykuese është tërhequr në sallën e këshillimit.

Avokati zbuloi se të gjithë avokatët në sallë kanë rënë dakord unanimisht se arrestimet ishin të paligjshme, ndaj edhe kanë kërkuar që ato të shpallen si të tilla.

avokati

Nga ana tjetër, tregoi se prokuroria ka kërkuar për dy protestues që të mbahen në arrest me burg, ndërsa për të tjerët është kërkuar masa e sigurisë, detyrim paraqitje.

© Panorama.al

Te lidhura