Marrja nën kontroll e Groenlandës, Donald Trump i vendosur: Nuk ka kthim pas

Jan 21, 2026 | 7:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përforcuar kërcënimet e tij për marrjen nën kontroll të Groenlandës, duke deklaruar në rrjetet sociale se “nuk ka më kthim pas” dhe se “Groenlanda është thelbësore”.

trump

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet se deri ku ishte i gatshëm të shkonte për të siguruar kontrollin mbi territorin autonom danez. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe enigmatike: “Do ta merrni vesh”, raporton BBC.

Deklaratat e presidentit amerikan kanë shkaktuar reagime ndërkombëtare. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi, gjatë një takimi në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, për një “zhvendosje drejt një bote pa rregulla”. Ndërkohë, kryeministri kanadez Mark Carney u shpreh se “rendi i vjetër botëror nuk do të kthehet më”.

Trump ishte parashikuar të mbërrinte në Davos të mërkurën për të marrë pjesë në forum, por udhëtimi i tij u ndërpre pasi avioni presidencial Air Force One u detyrua të kthehej mbrapsht për shkak të një problemi të vogël elektrik.

© Panorama.al

Te lidhura