TIRANË- Partia Socialiste shprehet e gatshme për një marrëveshje që garanton procesin, por nëse asaj i shtohen një sërë kushtesh të propozuara prej saj. Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën e partive, kreu I grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci ka deklaruar se PS-ja është e angazhuar për një process të barabartë, në një garë ku konsiderohet e shenjtë voita e cdo shtetasi, ku përmes rregullave të barabarta e të ndershme, transparente të garantohet vota e lirë, e fshehtë dhe barabarttë, duke filluar që nga listat zgjedhore, procesin e votimit, numërimit dhe atë të vlerësimit e gjykimit. Ruci e ka cilësuar tryezën të vonuar, pasi do duhej shumë kohë më parë për t’i paraprirë procesit. “Besojmë se kjo ftesë do të jetë e sinqertë që mund t’i shërbejë vendosjes së kushteve, garancive ligjore, politike për një process normal. Cmojmë shumë ndikimin përcaktues të partnerëve ndërkombëtar në thirrjen e tryezës, cka u bë mëse e qartë ne deklaratën e përfaqësuesit të BE”- tha Ruci. Ai premtoi se PS e firmos marrëveshjen, nëse asaj i shtohen një sërë kushtesh
Kushtet e PS-së
Transparenca post elektorale, ndërhyrje që mirëpërcakton qartë transparencën post zgjedhore, duke kryer ndërhyrje ligjore në pjesët e kodit që garantojnë ruajtjen e kutive zgjedhore.
Transparenca e listave të zgjedhëse. Mendojmë se listat janë proces kyc i procesit electoral, jemi shumë të shqetësuar se procesi për to ka shfaqur shenja të dukshme për deformim të listave
Rikthimi i ligjshmërisë të KQZ-së, komisioni është dominuar politikisht nga maxhoranca, kjo për shkak të drejtimit arbitrat, vendimarrje e njëanshme, shkelje e ligjit dhe në funksion të interesave të njëanshme të subjektit politik. E keni shndërruar në shërbim të një pale.
Në këtë marrëveshje të përfshihet revokimi i vendimeve të jashtëligjshme i KQZ
Kthimi i vendimeve me shumicë të cilësuar në respekt të detyrimeve të kodit zgjedhor, në KQZ . 18 akte të KQZ-së, që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar që kanë kaluar vetëm me votat e shumicës
Të përfshihet problemi i akteve të njëanshme, pasi në mënyrë abuzime kreu i KQz ka anashkaluar detyrimin për bashkëfirmosje që parashikon Kodi.
Të përfshihet, ajo që ka munguar, mungesa e rregullores së funksionimit të KQZ. I vetmi institucion që nuk ka një rregullore të miratuar, megjithë insistimin e opozitës.
© Panorama.al











