Marrëveshja për vulat,zbatimi fillon më 16 shtator

Sep 7, 2011 | 16:25

PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që më 16 shtator të fillojë të implementohet marrëveshja e arritur me Serbinë për vulat doganore. Kryeministri Thaçi tha se me këtë marrëveshje Serbia “de jure” e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës është zotuar sot se do ta implementojë në tërësi marrëveshjen e arritur në bisedime me Serbinë për vulat doganore, raporton RTK. Kryeministri i vendit ka njoftuar kabinetin e tij qeveritar se nga 16 shtatori do të fillojë të zbatohet marrëveshja dhe sipas tij të gjithë do t’i nënshtrohen rregullave të reja që do të aplikohen.

Kreu i qeverisë Thaçi po ashtu tha se të gjithë qytetarët në veri do të jenë të informuar se nga data 16 do të ketë rregulla të reja të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, që janë të obliguar të gjithë t’i respektojnë si kufij ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi theksoi se qeveria po bënë përpjekje për rehabilitimin e të gjitha pikë kalimeve në veri si pika 1 dhe 31.

© Panorama.al

Te lidhura