Mançester Junajtid i tremben përvojës franceze

Mar 15, 2011 | 11:56

Mançester Junajtid do të tentojë sot të presë për të pestin vit radhazi biletën për në çerekfinalet e Champions-it, në ndeshjen e kthimit në “Old Trafford” kundër Marsejës. Kampionët e Francës arritën t’i ndalnin “djajtë e kuq” në vetëm një barazim në “Velodrome”, ndërsa do të japin maksimumin për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit me kujtimet e bukura të të vetmit trofe të fituar në vitin 1993. “S’duhet të harrojmë që janë një skuadër e fortë dhe me eksperiencë”, – tha Ferguson, në prag të 90 minutave të fundit. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por e tillë është gjithnjë atmosfera në “Teatrin e Ëndrrave”. Kjo është në favorin tonë”. Mançesteri nuk ka humbur asnjëherë ndaj një skuadre franceze në “Old Trafford”, ndërkohë që lajmi i mirë për 3 herë kampionët e Evropës, është rikthimi i papritur i Nanit.

Formacionet e mundshme

Mançester (4-4-2): Van Der Sar, Evra, Vidiç, Smolling, Rafael, Skolls, Fletçer, Nani, Gigs, Runi, Hernandez. Trajner: Aleks Ferguson
Marseja (4-3-3): Mandana, Taivo, Hainze, Diavara, Fani, Shejru, Luço Gonzales, Mbia, Ajev, Valbuena, Remi.
Trajner: Didie Deshamp

© Panorama.al

Te lidhura