Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se Mali i Zi mbetet vendi kandidat më i përparuar në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.
Kos bëri të ditur se është mbyllur një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar në 14 numrin total të kapitujve të përfunduar nga Mali i Zi në kuadër të procesit të anëtarësimit.
Megjithatë, ajo theksoi se përparimi i deritanishëm nuk duhet të çojë në vetëkënaqësi.
“Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së. Sot mbyllëm një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar totalin në 14. Por ende ka shumë punë për të bërë. Tani është momenti për të mbajtur ritmin e reformave, me një fokus të fortë në sundimin e ligjit”, shkruan Kos në X.
© Panorama.al












