Makina përplaset me shtyllën, 4 të plagosur në Rinas

Mar 29, 2011 | 15:52

TIRANË- Katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike në një aksident të ndodhur në afërsi të Rinasit në Tiranë. Makina me të cilën po udhëtonin të lënduarit, u përplas me një shtylle ndiçimi, buzë rruge.

Sipas të dhënave të para mësohet se mjeti i përfshirë në aksident është një BMV me targa DR 22 11 F. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, që dyshohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti. Ende nuk janë bërë me dije emrat e të plagosurve si pasojë e këtij aksidenti.

© Panorama.al

Te lidhura