Makina bie në lumin Shkumbin, dy të vdekur

Sep 10, 2011 | 15:26

ELBASAN- Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.

Sipas të dhenave të para, viktimat janë nga Durrësi dhe kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit të tyre, kur makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Forca të policisë, të mbërritur në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se automjeti i përfshirë në aksident është me targa italiane, AC 254 TC. Nga hetimet e para viktimat janë identifikuar si shtetasit Gëzim Sejko dhe Fiqiri Kupe.

Nuk ka ende të dhëna rreth shkakut të daljes nga rruga automobilistike e makinës dhe përfundimit të saj në lumë. Policia është duke hetuar.

© Panorama.al

Te lidhura