Makelele: Jose Murinjo na dehte dhe përçmonte”

Mar 12, 2011 | 10:32

Duke folur për 3 vitet që kaloi në “Stamford Bridge” me Çelsin, mesfushori i PSG-së, Klod Makelele, ka hedhur akuza të forta ndaj trajnerit Murinjo, në autobiografinë e tij publikuar së fundmi. “Është një fitues i lindur, dhe di të nxjerrë nga lojtarët më të mirën e tyre. Problemi është se ‘Special One’ është një pragmatist mizor dhe ambicioz. I mbante lojtarët jashtë vëmendjes, pinim së bashku dhe bënim shaka, por në fund vendosi të mos na besonte më ne, futbollistëve të vjetër. Vendosi t’u jepte shansin yjeve të reja. Harronte atë që kishim dhënë dhe i merrte të gjitha meritat për vete”, shkruan mesfushori, i cili shtoi se askush nuk mund të ishte më i famshëm se tekniku portugez.

© Panorama.al

Te lidhura