TIRANE- Fillimi i ketij muaji shenon edhe ndalimin e shfrytëzimit te paligjshëm te shtretërve të lumenjven. Pas vendimit te marre, sot Ispektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka nisur një aksion për kontrollin e subjekteve prodhuese të cilat ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në shtratin e lumenjve. Nen kontroll do te jene basenet në të gjithë vendin.
INUK, permes nje deklarate per shtyp ka bere thirrje per gjithe subjektet që shfrytëzojnë inertet e lumenjve të mos marrin zhavorr nga shtretërit e tyre pasi duke filluar nga data 1 nëntor ky veprim është i palejueshëm.
Aksioni i nisur sot kryesohet nga kryeinxhinier Gëzim Dauti, sipas te cilit nisma e marre do te shkoje deri ne fund. “Do të ndalojmë masakrën e lumenjve”- ka bere me dije ai.
Ne fakt, shfytëzimi i paligjshëm i lumenjëve mbetet sërish një problem që nuk ka gjetur zgjidhje ende. Pavarësisht urdhërit të firmosur nga kryeministri në vitin 2006 dhe deklaratave të ministrit të Mjedisit që sanksionojnë subjektet të cilat shfrytëzojnë inertet e lumenjve, firmat e ndërtimit vijojnë shfrytëzimin e tyre.
© Panorama.al











