Lulzim Basha në SPAK për dosjen e “21 Janarit”, gazetarja Lala zbulon detaje: Kanë ardhur materiale audio nga SHBA, predha në trupin e Aleks Nikës…

Oct 30, 2025 | 17:01

Janë zbardhur detaje të reja mbi paraqitjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Sipas raportimit nga gazetarja Klodiana Lala, Basha është paraqitur në cilësinë e personit në dijeni në lidhje me hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues përpara Kryeministrisë.

Sipas saj, rifillimi i hetimeve nga SPAK është bërë pas të dhënave të reja të ardhura nga SHBA, që lidhen me disa materiale audio, por edhe mbi aktekspertizën për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës.

“Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga SHBA që kanë të bëjnë me disa materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, SPAK ka regjistruar procedimin penal dhe është duke hetuar mbi rolin e zyrtarëve të lartë në demonstratën e dhunshme të asaj kohe”, raportoi Lala.

Kujtojmë se në momentin e ngjarjes, Lulzim Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm, dhe ndodhej në ambientet e Kryeministrisë.

Klodiana Lala: Ish-kreu i PD është paraqitur në SPAK, ku do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit lidhur me 21 janarin, ku gjatë demonstratës së opozitës së kohës të drejtua nga Edi Rama, u vranë 4 protestues. Burime të besuara bëjnë me dije se Basha është paraqitur mbi bazën  një fortë thirrje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu, i cili ndjek hetimet për këtë dosje.

Në kohën që ka ndodhur ngjarja, Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, në atë kohë ndodhej në ambientet  e kryeministrisë ku garda e Republikës hapën zjarr mbi demonstruesit duke vrarë 4 prej tyre.

Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga SHBA që kanë të bëjnë me disa materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, SPAK ka regjistruar procedimin penal dhe është duke hetuar mbi rolin e zyrtarëve të lartë në demonstratën e dhunshme të asaj kohe.

Basha është pyetur dhe më herët nga prokuroria e Tiranës. Në 2020 Prokuroria rihapi hetimet dhe kërkoi aktekspertizë për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës dhe më pas mbi bazën e të dhënave të reja, Prokuroria e rihapi këtë çështje, ku ka vetëm 2 të dënuar, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare.

© Panorama.al

Te lidhura