Lulzim Basha më i dashuruar se kurrë, udhëton jashtë vendit për Shën Valentin: Dedikim special për bashkëshorten!

Feb 14, 2025 | 15:45

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, aktualisht kreu i demokratëve Euroatlantik, duket se është i vetmi nga politikanët që nuk nguron ta shfaqë dashurinë dhe të festojë Shën Valentinin.

Lulzim Basha edhe pse nuk shfaqet më në media si dikur, nuk ka lënë më një anë urimet për bashkëshorten, duke postuar në instagram “zemra” për Aurela Bashën, duke ia shoqëruar me këngën “Tony Bennett – Steppin’ Out with My Baby”.

Lulzim Basha shenvalentini

Kjo e fundit ka postuar foto ku shfaqen në një udhëtim jashtë vendit, teksa i jep dedikimin “Valentini im përgjithmonë”- “Gëzuar Shën Valentinin”!

Aurela basha

Ditë më parë, Lulzim Basha ka reaguar për një lajm të postuar në Tik-tok, ku ky i fundit ishte ‘shpallur si i vdekur në një aksident”.

“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”, shkruante Basha rreth dy javë më parë.Lulzim Basha1

Por këtij reagimi iu bashkua kryeministri Rama, i cili shkruante me ironi:” Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen❤️”.
Rama ironia1

ramabbb

© Panorama.al

Te lidhura