VIDEO- “Lubia duhet të ishte në burg”- Deputeti Balliu: E gjithë qeveria është angazhuar në mbrojtje të Belinda Ballukut

Feb 10, 2026 | 17:02

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se kjo qeveri ka degraduar, ndaj duhet të protestohet për të shpëtuar, siç tha ai demokracinë, por edhe drejtësinë.

Në një prononcim për News24, Balliu tha se Belinda Balluku duhet të ishte arrestuar, sepse është kapur në vjedhje. Ai theksoi se e gjithë qeveria është angazhuar për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Balliu deklaroi se nga kryeministri Edi Rama nuk duhet të pritet asgjë, pasi është vetë i përfshirë në dosjen e Belinda Ballukut.

“Kjo është një qeveri e korruptuar, që përdor pushtetin për të mbrojtur vjedhjet e veta. Keni parë si e gjithë qeveria është angazhuar në mbrojtje të Belinda Ballukut. Shqipëria nuk mund të merret peng vetëm për të mbrojtur Ballukun. Kur bie drejtësia, atëherë është detyrë qytetare që ne të shpëtojmë drejtësinë, duke protestuar në mënyrë demokratike për të mirën e Shqipërisë. Lubia duhet të ishte në burg, sic duhet të ishin të gjithë hajdutët. Ajo ka vjedhur qytetarët shqiptarët. Mos prisni gjë nga Rama, sepse ai është vetë në atë dosje”, tha Balliu.

© Panorama.al

Te lidhura