“Lubi Balluku, hajdute e pandalshme”- Sali Berisha: Ka etje të pashuar për të vjedhur çdo gjë, simbol i urryer i asaj që një grua nuk duhet të jetë kurrë

Jan 28, 2025 | 13:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj zv.kryeministres, Belinda Balluku, për të cilën tha se është një hajdute e pandalshme.

Sipas ish kryeministrit  Balluku ka një etje të madhe për të vjedhur cdo gje, ndërsa e konsideroi atë si simbol i urryer i asaj që një grua nuk duhet të jetë.

Berisha: Jo më kot e kam quajtur unë ‘lubi Balluku’. Ajo përbën një hajdute të pandalshme, me një etje të pashuar për të vjedhur cdo gjë. Nuk harroj ndonjëherë kur drejtore e AlbControll-it shpenzoi 220 mijë euro për zyrën e vet. Një simbol i urryer i asaj që një grua nuk duhet të jetë kurrë, kurrë.

© Panorama.al

Te lidhura