“Lubi Balluku, e çmendur pas vjedhjeve”- Berisha: 13 km të Unazës së Tiranës i ndau në 14 kontrata! Ministre që kapardisen si sulltanesha, me xhingla e mingla që kushtojnë mijëra euro

Apr 18, 2025 | 20:10

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi sërish akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se ajo “është e çmendur pas vjedhjeve”.

berishaa

Kryedemokrati thotë se 13 km rrugë i ndau në 14 kontrata vetëm për të vjedhur miliona euro.

Spas tij ministret, të cilat duhet të jenë shembulli i thjeshtësisë dhe etikës “kapardisen si sulltanesha me xhingla e mingla që kushtojnë dhjetëra e mijëra”.

“Si mundet që këto ministre që duhet të jenë shembulli etik, i thjeshtësisë, të kapardisen si sulltanesha me xhingla e mingla që kushtojnë dhjetëra e mijëra euro nga i gjejnë këto? Me rrogën e vetë?! Absolutisht nuk blihen. Pra këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Ajo Lubia, unazën e Tiranës 13 km i ndau në 14 kontrata. Në botë kurrë nuk mund të gjesh një akt të tillë. I ndau në 14 kontrata se ndërton km me 17 mln euro për të vendosur 14 gjoba, të paktën 2 -3 mln ose 4 mln. Pra këta janë të çmendur pas vjedhjeve, këta nuk kanë të ndalur, këta pasurinë e ndajnë me familjarët e vetë”, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha akuzoi edhe Edi Ramën së ka legalizuar shtëpinë e tij në Surrel në kundërshtim me ligjin. Këtë gjë – tha kreu i PD- nuk e ka bërë as Enver Hoxha me vilën e tij.

“A e dini ju që ka ndërtuar shtëpinë në tokë të ndaluar, në kundërshtim me ligjin, ka legalizuar shtëpinë e tij në kundërshtim me ligjin. A e dini ju që nëse ke ndërtuar shtëpinë duke të shkuar djersa, zotëria e tij ka ndërtuar sarajet dyfishin e themeleve se vila e Enver Hoxhës. Enver Hoxha vilën nuk e regjistroi as ne emër të tij dhe as në emër të fëmijëve, kurse ky e ka ne emër të tij.

Enver Hoxha e kishte oborrin 2000 metra, 8300 metra e ka sulltani i Surrelit. Po nga i gjete këto para ti?! Sigurisht ku i gjeti këto para ky, a mund të na thoni?! Ky që  thotë  meqë se jam 2 metra i gjatë nuk vjedh. Ky ka dorën më të gjatë të zezë të vjedhjes”, deklaroi Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura