LSI: Akuzat e Ramës, justifikim për humbjen e 8 majit

Mar 19, 2011 | 13:38

TIRANË- LSI i ka quajtur akuzat e kreut të PS-së ndaj KQZ-së dhe qeverisë për tentativë të manipulimit të zgjedhjeve, përgatitje e terrenit për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e 8 majit. Gjatë një deklarate për mediat, sekretari i LSI-së, Luan Rama ka deklaruar se LSI-ja po bën konsultime shumë të frutshme me PD-në, jo vetëm për zonat e kandidatët fitues, por edhe për projektet më të mirë në dobi të qytetarëve.

“Po punohet që gjithcka lidhet me këto zgjedhje të fokusohet te qytetarët dhe të përligj aspiratat për interesin e qyetarëve”- tha ai.

Sipas Ramës, në këtë trend zhvillimesh europiane të vendit, kontraston qëndrimi në thelb i pakuptueshëm, por jo i pashpjegueshëm që mban e ashtuquajtura opozitë.

“Sulmet e kryetarit Rama ndaj KQZ, jo vetëm janë dëshmi e faktit që ai nuk e ka kuptuar që përgjegjësitë e opziutës shfaqen duke qenë kontributor në proces, por përgatit terrenin për të justifikuar humbjen e 8 majit”- tha më tej ai.

Ai ka akuzuar PS-në se në këto zgjedhje hyn pa asnjë aletarnativë, pa program konkret por vetëm me një slogan të pavend, që e shëndërron atë në një parodi qesharake.

© Panorama.al

Te lidhura