Londër, gjykata vendos ekstradimin e Asanzh

Nov 2, 2011 | 11:20

Gjykata në Londër vendosi sot per ekstradimin e themeluesit i WikiLeaks-it, Julian Asanzh nga Britania në Suedi.

Nderkohe qe i akuzuari Asanzh i cilesoi akuzat ne adrese te tij te motivuara politikisht. Autoritetet suedeze duan ta marrin në pyetje Asanzhin, lidhur me akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale.

Asanzh, mohon akuzat duke thënë se ai është bërë shënjestër sepse ka publikuar mijëra sekrete diplomatike të Shteteve të Bashkaura.

Muajin e kaluar, Asanzh ka njoftuar se WikiLeaks, do të ndaloj së publikuari memorandumet sekrete, ndërkaq do të fokusohet në rritjen e fondeve sepse firmat si Visa dhe MasterCard janë duke ndërprerë fondet për këtë grup.

© Panorama.al

Te lidhura