LONDER- Quhet LuxPod dhe është e madhe (apo më mirë të themi e vogël) 9 metra katrore, përfshirë kuzhinën dhe banjon dhe është e vendosur në lagjen elegante londineze, South Kensington.
Janë dhomat pa pamje, të cilat janë gjetja e fundit e agjencive imobiliare për turistët dhe vizitorët afatshkurtër dhe afatmesëm. Një pronotim kushton, 150 deri në 900 euro në javë dhe 3600 euro për një muaj.
















