Liverpuli nxjerr nga repertori i vetë, një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni, duke mundur Mançester Junajtid 3-1. Vendasit e nisën me sulme nga minutat e para ku Zherrad, Kajt dhe Suarez ishin gjithnjë të rrezikshëm. Ky i fundit depërtoi në zonën e Mançester, duke shmangur njëri pas tjetrit katër-pesë lojtarë dhe më pas lëshoi një top mes këmbëve të portierit Van der Sar, duke nxjerrë me portën bosh Kajt, që shënon (34′). “Djajtë e Kuq” e humbasin toruan dhe nuk e dinë as vet ku janë. Mungesa e Ferdinand dhe e Vidiç vërehet më mirë në minutën e 40-të. Një harkim të përkryer në zonë e shfrytëzon Kajt, që realizoi me kokë 2-0. Pjesa e dytë nisi si e parë dhe sërish Suarez gjuan një top që nuk ndalet nga Van der Sar, ndërsa në zonë u gjend sërish Dirk Kajt, që kompletoi tripletën e tij (65′). Deri në fund të takimit, nuk ndodhi asgjë tjetër veç një goli ngushëllues shënuar nga Javier Hernandez, ndërsa vlen të përmendet debutimi i blerjes së muajit janar, Andi Kerrol për Liverpulin.











