Listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit/ Një ditë para dorëzimit në KQZ, aleatët shkojnë në selinë blu, pritet zyrtarizmi i emrave

Mar 11, 2025 | 12:10

Një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, aleatet e PD kanë shkuar në selinë blu.

Pas marrëveshjeve tashme të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë qe mbetet të behet është përcaktimi i emrave qe do garojnë nen koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me heret se nuk do te jete në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Pak ditë më parë, Panorama Online zbardhi paktin mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Mësohet se mes tyre janë dakordësuar disa emra te PL-së në listën e sigurt të PD.

Ilir Meta do të jetë kandidat për deputetë në Tiranë në listën e hapur, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-ne pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.

Pjesë e paktit të arritur është dhe një vend i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit.

Ne listat e këtij qytetit një emër i lakuar është ai i ish ministrit Edmond Haxhinasto.

Po ashtu Partia e Lirisë do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.

© Panorama.al

Te lidhura