Listat, Braçe e Gjoni ‘përplasen’ me Kokonën

Mar 23, 2011 | 12:55

TIRANE- Incident ne njesine bashkiake numer 3 ne kryeqytet. Dy deputetë socialistë, Erjon Braçe dhe Ilir Gjoni janë përfshirë në një konflikt me kreun e minibashkise, Ilir Kokona, se fundi pjese e partise Levizja Socialiste per Integrim. Dy deputetet i jane drejtuar minibashkine ne Tirane me synimin per te pare listat zgjedhore, qe sipas tyre duhet te ishin bere gati qe nga 8 marsi, por duket se kane hasur ne kundershtimin e kreut te saj, Kokona.

Ai nuk ka lejuar te plotesohet kerkesa e deputeteve te PS-se, pasi sipas tij nuk e kane nje te drejte te tille. Nderkohe qe deputetet kane deklaruar se duhet te shohin listat e zgjedhesve, pasi sipas tyre shume qytetare jane ankuar per probleme me keto lista.

© Panorama.al

Te lidhura