Listat, 40- shekullorë në qytet

Mar 26, 2011 | 11:42

KUKËS – Në listat e publikuara të votimeve të zgjedhjeve të 8 majit në Bashkinë e Kukësit figurojnë 40- shekullorë. Ky numër rekord “jetëgjatësh”, ka tërhequr vëmendjen e subjekteve politike, të cilat kanë reaguar për këtë grup që faktikisht nuk jetojnë më, por kanë ngelur në lista në mënyrë fiktive. Pritet që zgjidhjen ta japë gjykata, e cila do të japë vendimin nga ku do të vërtetohet më pas se ata janë ndarë nga jeta dhe nuk mund të jenë votues. Në shumë raste, këta emra kanë ngelur për burokraci, por nuk janë çregjistruar pas vdekjes edhe për efekte të përfitimit të një pensioni nga pasardhësit. Tashmë, qytetarët votues po shohin emrat e tyre në lista, ndërkohë që KZAZ-të vijojë të jenë ende të paplotësuar, sepse opozita nuk ka dërguar emrat. Madje ajo do të drejtojë dhe KZAZ-në kryesore të Kukësit. Vërejtje dhe pasaktësi janë vënë re dhe në rrethet e Hasit dhe Tropojës.   j.h

© Panorama.al

Te lidhura