Qeveria miratoi dje listën e radhës për dëmshpërblimin financiar për 409 ish të përndjekur politikë që përfitojnë nga ligji. Në total janë 365 përfitues që kanë bërë burg, 38 nga dënimi kapital, ndërsa 6 nuk përfitojnë. Në listë ndodhet përfitimi përfundimtar i dëmshpërblimit, pasi janë zbritur përfitimet që mund të ketë pasur nga Enti i Banesave dhe letrat me vlerë. “Ne miratojmë shumën prej 1.5 miliardë lekësh të reja apo 15 miliardë lekë të vjetra për shpërndarje si dëmshpërblim për ish të përndjekurit politikë. Pra, qeveria po bën gjithçka për t’u qëndruar detyrimeve që ka ndaj të përndjekurve dhe pronarëve”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Per te pare artikullin e plote atehere klikoni mbi: PDF











