“Lironi çunat tanë”- Përplasjet te Parlamenti, 20 qytetarë të shoqëruar dhe 9 efektivë me lëndime në spital! Protestë dhe te Komisariatet

Jul 2, 2026 | 14:36

Qindra qytetarë kanë protestuar sot në tre fronte, sa tek Kuvendi, në dy prej Komisariateve ku janë shoqëruar dhe izoluar protestuesit.

i arrestuari policise sot

Deri tani mësohet se ka 20 qytetarë të shoqëruar, mes tyre shumë aktivistë të njohur si Gent Progni apo Altin Goxhaj.

Gjithashtu raportohet për 9 efektivë të lënduar që po mjekohen në spital.

protestues i arrestuar

Pas marshimit në mesditë ata po qëndrojnë në Komisariatet nr. 4 dhe 1 në Tiranë, ku mbahen protestuesit, duke kërkuar me thirrjet “Lironi çunat tanë”, apo “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”, “Parlament i Krimit”, “Revolucion” dhe të tjera.

Pas largimit me shpejtësi të deputetëve dhe ministrave të mazhorancës nën mbrojtjen e forcave të rendit, vjen edhe bilanci i parë i asaj që u shndërrua në një përplasje të dhunshme përpara Parlamentit.

komisariati 4

Përplasjet e dhunshme, përdorimi i sprejit lotësjellës dhe hedhja e ujit me presion nga autobotët kanë lënë pas pasoja nga të dyja palët.

Burime bëjnë me dije se deri më tani Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariate 20 protestues.

policia komisariati 4

Nga ana tjetër, përleshjet fizike kanë sjellë edhe dëmtimin e uniformave blu. Aktualisht, 9 efektivë policie janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

protestues ndaluar1

protesta para parlamentit policia  (2)

© Panorama.al

Te lidhura