VIDEO- Aktivistja kap “mat” ligjvënësit e PS duke dalë nga garazhi i qendrës tregtare: Deputetë të shitur

Jul 2, 2026 | 14:08

Aktivistja Arvina Lleshi është përballur me disa deputetë të Partisë Socialiste pranë daljes së garazhit të qendrës tregtare Toptani, në momentin kur ata po largoheshin nga zona pas përfundimit të seancës plenare.

Sipas pamjeve të publikuara, Lleshi iu drejtua ligjvënësve me thirrjen: “Deputetë të shitur”, ndërsa në këto momente është shtyrë nga një badygard. Aktivistja dëgjohet t’i thotë “mos shyt”.

Ndërkohë në video dëgjohet se një nga deputetët i thotë “idiote, palaço”, ndërsa aktivistja i kthehet duke i thënë “kujt i thua idiote ti?! Palaço jeni ju”

Më herët, aktivistja deklaroi për Panorama se kishte mbërritur pranë Parlamentit që në orët e mëngjesit për të pritur deputetët dhe për të protestuar ndaj tyre. Ai tregoi se u përball me ofendime nga ana e deputetëve, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj policisë së ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve.

© Panorama.al

Te lidhura