TIRANË- Strategji kombëtare për fëmijët autikë, qendra ditore për trajtimin e tyre dhe rritje të pagesës së paaftësisë si mbështetje maksimale për fëmijët. Këto janë disa nga masat e propozuara nga Liri Berisha, presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, deklaruar në kuadër të javës së autizmit, e që shumë shpejt pritet të bëhen realitet.
Gjatë një komunikimi me mediat, Berisha njoftoi se stretegjia kombëtare bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe është përgëzuar nga shumë partnerë të huaj. Ajo ka kërkuar sensibilizim për javën e autizmit, duke theksuar se për fat të keq autizmi në vendin tonë vjen në rritje. Pikërisht për këtë, zonja Berisha ka theksuar se ndihma që kërkohet dhe sensibiliteti ndaj kësaj kategorie duhet të rritet, që nga trajtimi i rimburueshëm e deri në rishikimin e masës së kempit për këta fëmijë.
Ajo ka njoftuar prezantimin e të parit libër të mirfilltë mbi baza shkencore për autizmin. Libri promovohet në 2 prill dhe ka titullin”Autizmi në klasën tuaj” e sipas saj, është i pari libër profesional në ndihmë të këtyre fëmijëve.











