Linda Halimi feston 22-vjetorin në Tiranë, bën “party” me artistët

Mar 26, 2011 | 13:41

Linda Halimi ka festuar 22-vjetorin e lindjes së saj më 24 mars, ditë për të cilën ka organizuar një “party” me artistë e gazetarë në club “Baroque” në Tiranë. Këngëtarja kosovare, e cila prej kohësh shihej gjithnjë e më shpesh në Tiranë, e ftuar për koncerte dhe “live” në club-e të ndryshme, duket se ka krijuar një afeksion të veçantë me Tiranën këto kohë. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja që ka vendosur  ta festojë ditëlindjen e saj të 22-të në Tiranë dhe jo në Prishtinë. Në festën e saj ishin të pranishëm shumë të ftuar, ndërsa për organizimin është kujdesur Olsi i “Big Brother”, që është njëkohësisht menaxher i këtij club-i. Nuk dihet ende se çfarë dhuratash ka marrë këngëtarja, pasi ajo ka menduar t’i zbulojë në një moment tjetër. Ndërkohë që pas kësaj feste, ajo do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi do të bëhet për videoklipin e këngës “Sunshine”. Këngëtarja ka marrë një ftesë nga radio nr 1 në Atlanta të Georgia, USA, pasi kjo këngë e saj sapo është lançuar edhe bërë Nr .1 Hit. Ndërkohë që duket vit i mbarë ky për Lindën, pasi më 28 janar ishte e ftuar në koncertin e 50-vjetorit të karrierës së këngëtares kroate, Tereza Kesovija. Linda ishte e vetmja artiste shqiptare që këndoi në Dubrovnik, ku performoi këngën “Kur një ditë të kthehesh ti”, e kënduar edhe nga vetë Tereza në vitin 1970, në Festivalin e Zagrebit.

© Panorama.al

Te lidhura